Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushës së Aviacionit.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
