Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Keta janë të famshmit shqiptarë që pranuan se kanë kaluar koronavirusin

16:30 / May 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vipat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si në botë, edhe në Shqipëri, disa personazhe të famshëm janë prekur gjithashtu nga koronavirusi. Kanë qenë vetë ata që kanë deklaruar se e kanë kaluar këtë infeksion duke treguar edhe simptomat që kishin.

Ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi u infektua me koronavirus pak kohë më parë. Për fat të mirë, Petriti arriti ta fitojë betejën dhe rezultoi i shëruar në testin e fundit. Lajmin e dha vetë Petriti muajin e kaluar duke deklaruar se do të rrijë 14 ditë i izoluar pas shërimit. “Une, me pak veshtiresi dhe shume vullnet per jete e kalova edhe kete sfide, uroj te gjithe qe jan te prekun ta kalojn me lehte se une, por shume me shume uroj qe mos te preket askush tjeter nga kjo. Kur te merr fund ky vazhdim 14 ditore i veteizolimit tim, do jem i gatshem ta dhuroj plazmen per ti ndihmuar ata qe jan ne gjendje te rende”-tha Petriti.

Saimir Kodra, moderatori i emisionit “Stop” deklaroi se pasi ka bërë analizat ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kodra u shpreh se koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në muajin janar. “Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”-është shprehur Kodra duke treguar gjithashtu se ai nuk ka shfaqur simptoma.

Këngëtari Muhamet Sejdiu u infektua nga koronavirusi pasi u kthye nga Gjermania në Kosovë. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij u vetëizoluan dhe pas disa ditësh ata rezultuan negativë. “Kanë qenë javë të vështira. Këta po ankohen për izolim nëpër shtëpia, por izolimi jonë ka qenë pak ma ndryshe. Shyqyr prej Zotit e prej mjekëve e kaluam mirë. Kenaqësia më e madhe ka qenë kur kam ardhur në shtëpi edhe i kam pa djemtë. Edhe ata kanë qenë të mbyllur për 16 ditë pa dal kërkund. Më shumë e kam pas hallin e fëmijëve sesa vetë që kam qenë izoluar”-është shprehur këngëtari.

Ndërsa artistja Rudina Dembacaj ka dyshime se mund ta ketë kaluar. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”, Rudina tregoi se Marku kishte takuar pacientin zero prandaj i nisën këto dyshime. “Marku në një varrim takoi pacientin zero dhe dy miqtë e tij që rezultuan me koronavirus. Marku erdhi në shtëpi me shumë ethe, i shkoi tempratura 40.2, kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit i ulej temperatura. Unë piva edhe antibiotikët e bajamave.Ne e ndamë mendjen që kishim koronavirus dhe ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo jo koronavirus”-tregoi Rudina.

famshmit koronavirusin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.