Autoritetet amerikane deklarojnë se disa njerëz me qëllim anashkalojnë rregullat, duke ekspozuar veten dhe të tjerët në “festat COVID” në juglindje të shtetit të Uashingtonit.
Sipas drejtueses të departamentit të Shëndetësisë në kontenë Walla Walla, Meghan DeBolt, disa njerëz mendojnë se për të është më mirë të infektohen,e në këtë mënyrë do ta kalojnë këtë situatë të vështirë. Nga testet e fundit të kryera rezulton se shumica janë infektuar nga të tilla festa.
Autoritetet shtetërore i kanë bërë thirrje qytetarëve në këtë shtet që të bëjnë kujdes dhe të shmangin grumbullimet që sipas tyre janë shumë të rrezikshme
