Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sot i jepet lamtumira e fundit arkitektit dhe piktorit Maks Velo

10:03 / May 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
velo 750x375 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo, i cili prej ditësh ishte shtruar në QSUT pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ndërsa sot, Velos do t’i jepet lamtumira e fundit por me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë së koronvirusit. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

Shpesh herë ai është përfshirë në debate për të ardhmen e artitekturës dhe urbanizimit të qytetit dhe ka shprehur kundërshtitë me vendimet që janë marrë nga autoriteteve.

Ndërkohë Ministria e Kulturës ka njoftuar se kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve të këtij institucioni.

“Maks Velo ishte njeri i lirë. Ai sfidoi sistemet dhe institucionet në emër të lirisë. Ai u nda nga jeta në këto ditë të pazakonta, ku si për ironi “liria” i është privuar njerëzimit mbarë. Në kushtet e distancimit social, Ministria e Kulturës, do të presë sot, nderimet e fundit, ndonëse në mungesën e tij fizike. Në mënyrë simbolike, kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, arkitektin, piktorin e shkrimtarin, është i ftuar, në shenjë homazhi e respekti, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve të Ministrisë së Kulturës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kush ishte Maks Velo?

Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku ai kaloi edhe fëmijërinë. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg për shkak të veprës dhe mendimeve të tij.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi e publicistikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.