Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dom Gjergj Meta / Liria nuk blehet në pazar – copëza mendimesh

21:18 / May 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DOM GJERGJ META 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dom Gjergj Meta

Liria është diçka që nuk blehet në pazar. E as nuk ka nevojë të mbash distancë sociale apo fizike për të qëndruar në rradhë që të kesh akses. Ajo ka të bëjë thelbësisht me brendinë tonë.

Feja, shpresa dhe dashuria vijnë nga lart e në krishtërim quhen virtyte teologale. Kjo do të thotë se ne i disponojmë në masën që hyjmë në një marrdhënie me të përtejmen. Përgjigja e njeriut ndaj fesë, shpresës dhe dashurisë, i jep njeriut lirinë. Akti i përgjigjes është i njeriut dhe nuk mund t’i delegohet dikujt tjetër e aq më pak një strukture të jashtme qoftë kjo edhe religjioze. Jashtë kësaj marrdhënie me të përtejmen liria jepet e pjesshme.

Krishti e ka lidhur lirinë me njohjen e të vërtetës. Nuk bëhet fjalë për një njohje racionale. Kjo e fundit nuk të bën automatikisht të lirë edhe pse ndihmon. Njohja për të cilën bëhet fjalë është një përvojë e jetuar, është mpleksje me të vërtetën, është një rrugëtim me të, ku përshihen ndjenjat, emocionet, trupi, mendja dhe zemra e njeriut.
Mund të themi se kur njeriu jeton në vërtetësi, është i lirë.

Nuk ka një aspiratë më të bukur se sa liria e cila na përket dhe i përkasim.
Përpjekja për të qenë i lirë nga dikush apo diçka është e pjesshme nëse nuk ka një projekt për të ardhmen që e shtyn përpara këtë aspiratë.

Vazhdim të këndshëm ….

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

16:05 / August 23, 2026

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

21:44 / August 22, 2026

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

21:13 / August 22, 2026

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

16:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.