Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për emisionin “Java” në RTSH deklaroi se kryeministri Rama nuk i ka mbyllur lojërat e fatit.
Sipas Kryemadhit, kreu i qeverisë i ka monopolizuar lojërat e fatit drejt një dore. Kryemadhi bëri edhe njëkrahasim mes Fatos Nanos dhe Ramës.
“Ky është monopol. Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, pra ishte i keqi i vetes. Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së vet. Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge. Dhe zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë. Sepse sot mos prisni që njerëzit të shkojnë të futen në dyqan dhe ta shikojnë që ky hyri, sikur të s
