Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 1789726981 elisabetamataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dosja  e vjedhjes së 700 mijë € në Postën e Durrësit tashmë është në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Tiranë. Prej disa ditësh prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë dhe e depozitoi në SPAK pasi janë gjetur elementë funksionimi si grup i strukturuar kriminal, ndërkohë që gjatë hetimit kanë lindur dyshime se janë të përfshirë në skemën e vjedhjes edhe ish-zyrtarë që sot kanë imunitet parlamentar.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Durrësit konfirmuan se gjatë hetimit ka lindur nevoja që të merren në pyetje si të dyshuar ish zyrtarë, që aktualisht kanë imunitet, duke mos përmendur emra.

Media konfirmoi gjithashtu se moskompetenca nga ana e Prokurorisë së Durrësit është ngritur për shkak të subjektit dhe veprës penale, sipas nenit 75/a, germat b dhe c të Kodit të Procedurës Penale. Pra referimi i është bërë SPAK-ut me argumentet se duhet të vlerësonte nëse jemi përpara grupit të strukturuar kriminal dhe nëse zyrtarët e lartë të dyshuar janë të përfshirë apo jo. Dosja deri më tani është hetuar nga prokurori Gazmend Frëngu i Prokurorisë së Durrësit. 

Skandali i vjedhjes në Postën e Durrësit shpërtheu korrikun e kaluar, kur u arrestua drejtoresha e atëhershme në detyrë, Elisabeta Mataj e akuzuar se se në bashkëpunim me vartësit përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. 

Vetëm dy muaj më pas ajo u la në arrest shtëpie, ku ndodhet edhe aktualisht. Në arrest shtëpie janë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

Pak ditë para se Mataj të lirohej nga qelia, bashkëshorti i saj Fetaj Mataj u promovua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit, duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.

Pamjet e Matajt teksa i merrte paratë në zyrë me qese të zeza bënë xhiron e rrjetit, ndërsa fondet e shtetit regjistrohet sikur ishin dërguar për pensionet. Prokuroria po hetonte edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino nga ish-drejtoresha e Postës së Durrësit.

Durresit grup postes spak Vjedhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.