Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E mbylli ndaj Tiranës, mesfushori i huazuar nga Partizani debuton sot në kampionatin që nis me rregulla të çuditshme

09:08 / May 9, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alesio hyseni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Alesio Hysenin, ky sezon futbollistik ka qenë më të vërtetë i çuditshëm. Fillimisht një dëmtim i gjatë shtyu debutimin e tij me fanellën e Partizanit në kampionat e më pas, mesfshori u hodh në fushë në ndeshjen e tij të parë pikërisht në derbin me Tiranën që u luajt në dhjetor. Ajo ishte edhe prania e tij e vetme në fushë në Superiore me të kuqtë, pasi më vonë nuk luajti më dhe në janar u huazua te Kl Klaksvik në Ishujt Faroe.

Atje e nisi gjithçka mirë, me një penallti të shënuar në suksesin në Superkupë, por pastaj kampionati u shty për shkak të koronavirusit. Ai nis këtë të shtunë, me Hysenin që do të jetë në fushë rregullisht në javën e parë të kampionatit. “Duhej të niste në mes të marsit, por emergjenca për shkak të koronavirusit solli një ndalesë prej thuajse dy muajsh. Në fakt, nuk jemi ndalur asnjëherë, prej janarit po stërvitemi rregullisht. Vetëm në prill, për vetëm një javë, përgatitja u desh të zhvillohej me grupe, më pas kontaktet dhe përplasjet u kthyen përsëri në bukën tonë të përditshme. Ne ishim me fat”; tha ai për eksperiencën e këtyre muajve në Ishujt Faroe ku ka pasur pak më shumë se 180 të infektuar dhe zero të vdekur nga koronavirusi.

Sigurisht, kampionati do të rifillojë me rregulla strikte. “Këtu është gjithcka në rregull, askush nuk ka frikë të kthehet në fushë. Ndeshjet do të jenë me dyer të mbyllura, ndonëse për vetëm 4-5 javë. Nuk lejohet të pështyhet në fushë apo të shfrysh hundët. Edhe topi do të dezinfektohet para vërshëllimës së nisjes”, tha 23-vjecari në tregimin e tij për “CDT”.

Një eksperincë që nisi mirë por që mund të zgjatë shumë pak. “Kundër HB Torshavn, një skuadër të kryeqyetetit, në filim të marsit arrita të kem një kënaqësi, duke shënuar pnalltinë vendimtare që i dha klubit Superkupën e pare në historinë e tij. Këtu mbyllja e sezonit do të jetë në nëntor dhe ndeshjet e kupës së dhjetor. Por jam pjesë e Kl Klaksvik në huazim nga Partizani, ndaj jam pjesë e atyre futbollistëve të cilëve u mbyllet kontrata më 30 qershor. Ndoshta nuk do të qëndroj. Nuk e fsheh që do të më pëlqente të luaja në Zvicër, meqë kam famljarë atje që jetojnë në Lucernë. Të shohim nëse menaxheri im do të gjejë një zgjidhje. Por për momentin, kur sheh që gjithë Europa është e ndalur, të jesh pjesë e kampionatit në Ishujt Faroe mund të jetë një avantazh. Për mua Klaksvik përfaqësonte një mundësi, meqë ishim kampionë, duhej të merrnim pjesë në kualfikueset e Ligës së Kampioneve. Për fat të keq, mendoj se kjo nuk do të jetë e mundur të ndodhë në qershor”, tha ai.

Gjithsesi, djaloshi shqiptar nuk do ta harrojë lehtë këtë eksperiencë unike në Ishujt Faroe. “Pas një dëmtimi në thembër më nevojitej një zgjidhje që të rifilloja, kështu që përfundova në Ishujt Faroe. Këtu është gjithçka ndryshe, futbolli është më fizik, nuk e fsheh që kam pasur ndonjë vështirësi përshtatjeje në fillim. Tifozët? Janë edhe këtu. Meqë shumë stadiume janë të hapur dhe bën ftohtë, disa prej tyre preferojnë t’i shohin ndeshjet direkt nga makina.

Impakti i koronavirusit? Pjesa më e madhe e dyqaneve u desh të mbyllej, rreth një muaj më parë, por qendrat tregtare qëndran gjithmonë të hapura. Edhe restorantet u mbyllën për pak kohë. Por që prej rreth dy javësh mund të shkosh në lokale e të hash pa kufizime. Klima është e qetë, mëkat që rrallëherë temperatura ngjitet mbi 15 gradë. Ketu ku jam unë është një zonë porti, nëse dua të argëtohem shkoj në Torshavn që është me të vërtetë një qytet i këndshëm. Në përgjithësi, njerëzit në Ishujt Faroe janë shumë të qetë. Shkalla e kriminalitetit është praktikisht zero, gjithçka e qetë”, tregoi Hyseni jetën e tij në këto muaj të çuditshëm të vitit 2020 në një nga vendet më të veçanta të Europës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.