Veshjet e reja kundër koronavirusit mund të bëhen me një material të ri me bazë nanotubet e karbonit për të krijuar një lëkurë të dyte inteligjente në mbrojtje të mjekëve dhe personelit ushtarak nga kërcënimet biologjike dhe kimike.
Laboratori Kombëtar i Laurenc Livërmore dhe Instituti i Teknologjisë së Masaçusets kanë krijuar këtë material. Ai arrin të jetë edhe mbrojtës, edhe frymëmarrës pasi kombinon dy elementë kryesorë: një membranë poroze të padepërtueshme nga viruset dhe bakteret e përbërë nga miliarda nanotube karbonit dhe një shtresë zinxhini inteligjent polimer që në kontakt me kërcënimik kimik, mbyllin poret për të mos lejuar depërtimin e tyre.
