Policia e Tiranës bën të ditur se ka ndërruar jetë elektriçisti të cilin e zuri korrenti. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Nikël ku viktima ishte duke punuar dhe kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Bëhet e ditur se mjeti që po transportonte viktimën për shkak të shpejtësisë kishte përplasur një 60-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Ky i fundit është në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.05.2020, rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi e mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.
