Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të shmangim rimbylljen”, Rama flet për rrezikun e madh nga injoranca dhe papërgjegjshmëria

13:32 / May 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca në ditën e Europës kryeministri Edi Rama tha se sot në këtë kohë të luftës me armikun e padukshëm, rrezikohemi nga lëshimi në liri, duke harruar dhe injoruar virusin.

“Jemi të rrezikuar nga injoranca, papërgjeshmëria dhe mungesa e durimit, nga teoritë se virusi është komplot ndërkombëtar dhe grip I zakonshëm dhe jo më larg se para se të vija këtu lexoj se në Korenë e Jugut janë mbyllur të gjitha baret dhe restorantet, pas shtimit të rasteve të reja. Ne nuk do të mbyllemi nga frika, por duhet të shmangim rimbylljen nga papërgjegjshmëria dhe injoranca.”- tha ai.

Sipas Rames, edhe në ditët më të zymta të karantinës, “kemi qenë në kontakt dhe asnjë ditë delegacioni dhe njerëzit në Bruksel nuk kanë munguar të na jenë pranë për plane dhe programet e rindertimit”.

“E di qe fjala me e urryer për shqiptarët sot është durim por më e domosdoshmja është durim, pasi rindërtimi është masterplan me mijëra detaje dhe jo fjalë goje”- tha ai, duke garantuar se punet do te cohen perpara.

Duke folur per ndihmen ne ekonomi, Rama njoftoi se “pas disa diskutimesh me komisionerin për zgjerim, presidentin e këshillit dhe komisionit kemi marrë aprovim në parim për të përfshirë edhe BQE në këtë ndihmë mes një ndërvperimi mes BSH dhe bankave kombëtare të rajonit dhe Bankës Evropiane për të lehtësuar procesin që ka të bëjë me financimin e ekonomisë, financimin e vendeve në kushtet kur vendet jashtë BE e kanë të vështirë të dalin në tregjet e kapitaleve dhe të balancojnë goditjen e jashëtzakonshme që ka marrë ekonomia”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.