Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shoqërohet në komisariat mesfushori i Partizanit pas sherrit me të dashurën

14:47 / May 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aristoteteles
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erdhi si përforcim në verë për të qenë një nga ata që do të rriste cilësinë në fushë, por në aventurën e tij te Partizani, Aristoteles Romero është bërë i njohur vetëm për bëmat e tij jashtë fushe që e kanë futur shpesh në telashe!

Ditën e sotme, venezueliani 24-vjeçar që te kampionët në fuqi ka ardhur me formulën e huazimit nga skuadra e Krotones, është shoqëruar në komisariatin numër 2 të kryeqytetit. Shkak është bërë një sherr i ashpër me të dashurën e tij dhe tonet e larta e të bërtiturat kanë alarmuar fqinjët.

Nuk është hera e parë që policia troket në derën e Romeros, duke qenë se ai shpesh është bërë problem për volumin e lartë të muzikës deri në orët e para të mëngjesit. Edhe në stërvitje shpesh ka qenë problematik me shokët e ekipit.

Aristoteles Romero është aktivizuar në total vetëm 676 minuta, 7 herë si titullar dhe 7 herë si zëvendësues në 26 javë të superiores, duke koleksionuar 6 kartonë të verdhë dhe duke mos lenë shenjë në asnjë takim. Madje pas ardhjes së Sormanit në janar, Romero është spostuar në ekipin B të Partizanit, dukë sjellë një dëm të madh në arkat e klubit pasi është një nga lojtarët më të paguar në superiore./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.