Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Specialistja e ISHP: Spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i kthehet normalitetit kur të kalojmë edhe fazat e epidemisë

19:25 / May 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eugena Tomini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini ka treguar pse Shqipërisë i duhen edhe dy spitale COVID, përkatësisht 3 dhe 4.

Sipas Tominit spitalet kanë qenë pjesë e planit të masave të hartuar që në janar, i cili do të zbatohet me përpikmëri deri kur të kalojnë fazat e epidemisë.

Ajo thekson se ndonëse kemi kaluar fazën e parë nuk përjashtohen skenarë të mundshëm në vijim.

Pyetje: Kur o të jenë gati spitalet COVID 3 dhe 4 dhe pse duhen kaq spitale COVID kur ne kemi një numër të ulët të të infektuarve?

Tomini: Plani i masave është akoma aktiv, sepse ne kemi kaluar fazën e parë të një epidemie që ishte mbarëbotërore. Falë masave të ndërmarra është kjo kurbë që ne kemi tani.

Sa i përket spitaleve COVID që do të hapen. Në janar ne bëmë një plan veprimi që është aktiv edhe sot. Për shkak të parashikimit të disa skenarëve të mundshëm, janë bërë parashikime për të përballuar skenarë nga më të ndryshmet.

E pyetur nëse spitali “Shefqet Ndroqi” ose COVID 2 do t’i kthehet pacientëve që janë trajtuar aty për sëmundje të ndryshme, Tomini tha se kjo do të ndodhë pasi të kenë kaluar fazat e epidemisë.

“Është bërë një vlerësim i Komitetit Teknik përkundrejt lëvizjes së pacienteve që “Shefqet Ndroqi” ka trajtuar me kohë. Do të rikthehet në normalitet kur të kalojmë edhe fazat e epidemisë dhe të nisi rikthimi në normalitet i institucioneve shëndetësore”, tha Tomini.

Shefqet Ndroqi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.