Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Meta dekreton faljen e gjobave gjatë periudhës së COVID-19

10:03 / May 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta Ilir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dekretuar katër akte ligjore mes të cilave dhe atë për faljen e gjobave gjatë periudhës së COVID-19.

Në argumentimin e tij thuhet se: Përmes këtij akti të gjitha masat ndëshkuese administrative të vendosura deri në datën 17 prill 2020 për shkeljen e rregullave apo të akteve nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e pandemisë Covid-19, dhe pasojat krijuara prej këtyre masave falen, ndërsa detyrimet e paguara për masat administrative gjobë, u kthehen qytetarëve.

Ndërkohë presidenti ka dekretuar dhe tre ligje të tjera.

Ligjin nr. 45/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Kjo marrëveshje reflekton vullnetin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Republikën e Shqipërisë, përmes një kontributi të drejtpërdrejtë për Forcat e Armatosura të vendit tonë.

Ligjin nr. 59/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike”.

Mbështetja e disa sektorëve për përmirësimin e politikave gjinore, do të jetë pa diskutim një ndihmesë e çmuar në fuqizimin e rolit të gruas në ekonominë shqiptare.

Ligjin nr. 60/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për të prokuruar kundërmasat mjekësore”, mundëson finalizimin e procedurave për bërjen të zbatueshme të marrëveshjes që reflekton angazhim të përbashkët për blerjen e kundërmasave mjekësore ndaj kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin.

Qasja e përbashkët në negocimin e kontratave të kësaj natyre, do të ketë reflektim direkt në përgjegjësinë, disponueshmërinë dhe çmimin e produkteve mjekësore të prokuruara sipas termave të negocimit të kësaj marrëveshjeje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.