Mbrëmjen e kësaj të diele startoi sërish spektakli i humorit “Portokalli”, pas dy muajsh ndërprerje për shkak të izolimit. Aktorët e humorit kanë arritur të sjellin spektaklin e munguar njësoj si më parë, por sigurisht duke respektuar rregullat dhe distancën.
Ajo që na ra në sy të gjithëve ishte pamja e Xhemit, e cila ndryshe nga pjesa më e madhe që morrën disa kg në karantinë, nuk ka ndryshuar aspak dhe tërheqëse si gjithmonë.
Arbana Osmani ka zgjedhur të publikojë një foto të mikes së saj, krah së cilës ka shkruar: “Vetëm ti mund të ishe super sexy dhe pas karantinës”.
Osmani ka treguar gjithmonë duke qeshur se nga konsumimi i tepërt i ushqimeve ka fituar peshë, ndërsa Shehu arrin të ketë linja perfekte për shkak të genetikës.

