Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
heidiklum
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Heidi Klum iu nënshtrua një transformimi ‘të përgjakshëm’ për t’u shndërruar në një dorë gjigante, të frikshme dhe të prerë, për festën e saj të përvitshme të Halloween-it në New York duke shënuar edhe 25-vjetorin e “Heidiween”.

Pasioni për festën e dhe dedikimi i saj ndaj kostumeve, e kanë kthyer modelen në një lloj simboli ndërsa rrjeti e kurorëzon gjithnjë si “mbretëresha e Halloween.”

Klum as nuk mund të njihej pasi i dukeshin vetëm sytë dhe goja. Gjaku i rridhte nga goja, ndërsa ajo nxirrte gjuhën jashtë. Pjesa e sipërme e dorës përfundonte me ligamente dhe tendina të këputura. Ajo shoqërohej nga një grup ndihmësish të veshur me kostume mbrojtëse kundër materialeve të rrezikshme, të njollosura me gjak.

Ideja për t’u shndërruar në një dorë gjigante i erdhi vitin e kaluar, konkretisht në dorën e saj të majtë, me thonj të gjatë të kuq, një unazë në gishtin e madh, si dhe unazën e fejesës dhe atë të martesës.

“Po shikoja dorën time dhe mendova: ‘Hej, mendoj se mund ta fus trupin tim brenda saj në njëfarë mënyre’”, tha Klum.

Në vitet e mëparshme, Klum është shfaqur e veshur si Meduza, personazhi i mitologjisë greke; si pallua; si një “Transformer” 2,4 metra i gjatë; si ujku-vampir nga videoklipi i këngës “Thriller” të Michael Jackson; si një klon, e shoqëruar nga disa persona që dukeshin njësoj si ajo; si dhe si Kali, perëndesha hindu me shumë krahë, e cila simbolizon vdekjen dhe shkatërrimin.

Klum tha se këtë vit iu deshën rreth 5-6 orë për të veshur kostumin në formën e dorës, por krijimi i tij kishte marrë shumë më tepër kohë, rreth 1 vit për t’u konceptuar dhe 4 muaj për t’u ndërtuar.

“Pa dyshim, gjëja më e vështirë është ta veshësh. Është mjaft i rëndë”, tha Klum.

Bashkëshorti i saj, muzikanti Tom Kaulitz, nuk mori pjesë këtë vit, pasi ndodhej në turne. Megjithatë, kostumi përfshinte disa detaje të veçanta, si tatuazhin me emrin e tij në gishtin e unazës, si dhe vijat dhe venat e pëllëmbës së dorës.

“Një pjesë e vogël e Tomit është me mua”, tha Klum.

Feste frikshme Halloween heidi klum kostum
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Romeo dhe Zhulieta” mbush 30 vjet, filmi që bëri adoleshentët të dashuroheshin pas Shekspirit

17:41 / November 1, 2026

Trump mbështet Flavio Bolsonaron: Mund të qëndrojë në SHBA sa të dëshirojë

16:19 / November 1, 2026

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

11:18 / November 1, 2026

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.