MEPJ bën të ditur se ka rifilluar puna për legalizimet pranë shërbimeve konsullore në këtë institucion.
Sipas ministrit në detyrë Gent Cakaj bëhet fjalë për përfaqësitë shqiptare në Buruksel Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.
“E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë!”- thotë Cakaj në një postim në rrjetet sociale.
Ai shpjegon sepuna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.
