Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij këtë të hënë. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku G.B u gjet i vetëvarur nga familjarët e tij.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTE
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan në banesë është gjendur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi G.B., 39 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
