Kur u arrestua, ata zbuluan se ai kishte mbledhur tashmë 24 kilogramë dhe 500 gram, të cilat u konfiskuan dhe u dërguan në Prokurorinë Publike të Janinës, duke e akuzuar atë për shkelje të legjislacionit pyjor dhe legjislacionit mbi të huajt, etj.
Çfarë është “lulja e Darvinit”
Lulja lulëzon çdo pranverë dhe përfshihet tek bimët mjekësore aromatike. Kjo bimë zakonisht gjendet në zonën e malit të Gramozit, ku çdo vit në një kohë të tillë të vitit, shqiptarët vrapojnë ta mbledhin lulen tejet të shtrenjtë.
“Lulja e Darvinit” eksportohet e tharë në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës, ku shitet për aq shumë sa 50,000 euro për kilogram, pasi përmban vitaminë C, minerale, saponins, glikozide, flavonoide, enzima, vajra esencialë dhe substanca të tjera dhe ka veti diuretike, antioksiduese, anti-inflamatore, qetësuese, antispazmatike dhe antiperspirante.
E zier, ajo përdoret për një sërë efektesh përfshirë dhimbjen e kokës dhe pagjumësinë por edhe për trajtimin e kollës, pneumonisë si dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Emri shkencor i bimës është “aguliçe”. Kjo familje lulesh ka në përbërje rreth 400 lloje dhe gjendet në shumë vende në Evropë, Azi dhe Amerikë.
