Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hyn në fuqi nga 15 maji në mesnatë, Presidenti turk njofton masat e reja. Çfarë është ora policore 4 ditore?

23:26 / May 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se vendi i tij do të zbatojë orë policore të pjesshme 4-ditore që fillon të premten në mesnatë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim pas mbledhjes së kabinetit të mbajtur në Stamboll, presidenti Erdoğan tha se karantina është hequr në 300 vendbanime, ndërsa vazhdon në 112 të tjera.

Erdoğan gjithashtu tha se ora policore e pjesshme 4-ditore do të jetë në fuqi nga 15 maji në mesnatë.

Ora e parë policore u shpall më 11-12 prill dhe u pasua nga orë policore në javët e kaluara.

Erdoğan tha se personat mbi 65 vjeç më 17 maj midis orës 11:00 dhe 17:00 do të mund të dalin nga shtëpitë, duke qëndruar në afërsi të tyre dhe duke mbajtur maska.

Ai gjithashtu tha se fëmijët nën 14 vjeç do të mund të dalin më 20 dhe 22 maj gjatë të orëve të njëjta, por edhe ata duhet të jenë në afërsi të vedbanimeve dhe të mbajnë maska.

Ndërkohë, Erdoğan tha se Turqia hoqi kufizimet e udhëtimit për qytetet Adana, Diyarbakır, Mardin, Trabzon, Ordu, Denizli, Kahramanmaraş, Şanlıurfa, Tekirdağ, si pjesë e procesit të normalizimit.

Ai shtoi se në kuadër të Fushatës Kombëtare të Solidaritetit, janë grumbulluar donacione në vlerë prej rreth 2 miliardë lira turke (rreth 282 milionë dollarë) për të luftuar virusin.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive në Turqi ka rënë në 40.150. Numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 3.841, ndërsa numri i të infektuarve në 139.771.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4,14 milionë, me pothuajse 284 mijë të vdekur dhe mbi 1.42 milionë të shëruar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.