Katër raste të reja janë shënuar me koronavirus në Shqipëri në 24 orë, një prej të cilave në Berat. Aktualisht bashkia është shpallur si “zonë e gjelbër”.
Bëhet fjalë për shefen e financës të Ujësjellësit të Beratit ndërsa hetimi epidemologjik do të zbulojë se ku mund të ketë marrë virusin teksa tashmë është e izoluar në shtëpinë e saj.
Aktualisht, punonjësit e Ujësjellësit po i nënshtrohen analizave, për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes tyre me këtë virus.
