Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se po mendohet mbyllja e spitalit COVID 2 dhe kthimin në normalitet të shërbimeve në “Shefqet Ndroqi”.
Aktualisht në spitale janë të shtruar 24 persona dhe vetëm 1 në terapi intensive. Gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Edi Rama në inspektimin e depos së re farmaceutike të QSUT, ministrja tha se do të jetë shumë shpejt gati spitali COVID-3.
“Forcat janë përqëndruar në QSUT. Jemi duke menduar për mbylljen e COVID 2, duke qenë se edhe numri I pacientëve ka ardhur në ulje. Po duke u folsuar në QSUT nga data 18. Po ashtu, spitali COVID 3, ose ish Kirurgjia do të jetë shumë shpejt gati për ta mobilizuar dhe trajtuar këtu pacientët me Covid”- tha ajo.
