Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga autorin e vendosjes së lëndes plasëse në një banesë në fshatin Bastar i Mesëm.
Bëhet fjalë për një 60-vjeçar, fqinj i personit që iu vendos lënda eksplozive. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 3 kallëpe me lëndë plasëse, një fitil me detonator dhe 20 m fitil zjarrpërcjellës.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, identifikohet dhe vihet ne pranga autori i vendosjes së lëndës plasëse në dritaren e banesës së shtetasit B. H.
Sekuestrohen 3 kallëpe me lëndë plasëse, një fitil me detonator dhe 20 metra fitil zjarrpërcjellës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bastar i Mesëm, ku ishte vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit B. H., bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasit P. H., 60 vjeç, pasi në fshatin Bastar i Mesëm, Njësia Administrative Zall Bastar, dyshohet se ka vendosur një sasi të vogël lënde plasëse në dritaren e banesës e shtetasit B. H., duke i shkaktuar dëme të lehta materiale.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 metra fitil zjarrpërcjellës, një detonator dhe 3 kallëpe të dyshuara me lëndë plasëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
