Lajm i ditës në median rozë është raportimi me bikini nga bulevardi Dëshmorët e Kombit i reporteres më të re të “Aldo Morning Shovv” në Tv Klan. Por kush është ajo?
Quhet Griselda Katirai dhe është aktore. Ajo ka marrë pjesë në disa produksione filmike me metrash të shkurtër, por që nuk ka bërë bujë në tregun e filmit shqiptar.
Duket që me ‘gjetjen’ e re, ajo tashmë është në ‘gojën’ e gjithë portaleve dhe rrjeteve sociale.
Në profilin e saj të Instagram, aktorja që aktualisht punon si reporterë në emisionin e mëngjesit, ka publikuar mjaft foto dhe video provokuese.




