Largimi nga politika ka detyruar shumë prej ish-politikanëve që t’i rikthehen profesionave të mëparshme. Një prej tyre është edhe ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili tashmë ka hapur një studio ligjore. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti i LSI-së përmes një postimi në Facebook ku ka shpallur edhe dy vende vakante për avokatë në studion e tij ligjore. / tirananews.al

