Kampionati francez është zyrtarisht i mbullur me vendimin për t’i dhënë titullin kampion PSG-së që ka ardhur në tavolinë, edhe pse askush nuk kishte dyshime që ai do të shkonte te parisienët duke parë diferencën e thellë që kishin krijuar me ndjekësit.
Këtë vit nuk ka pasur festë titulli për arsye që dihen si pasojë e pandemisë, por gjithsesi një kompani ka vendosur që të festojë me lojtarët parisienë në mënyrë të veçantë. Kompania IdesignGold ka bërë të ditur se ka përgatitur mbulesë celulari të personalizuar për çdo futbollist.
Nuk bëhet fjalë për një mbulesë dosido, por për një mbulesë e cila është e gjitha në ar 24 karat, një kujtim i paharrueshëm për ta. Ajo ka postuar edhe fotot e këtyre produkteve me emrat e lojtarëve duke bërë të qartë se do i dërgonte secilit të tijën, ndërsa kush donte të kishte një kopje mund ta blinte, edhe pse në fakt do të ishin shumë të kushtueshme.