Nga Dritan Laci
Krimi ne Zall-Bastar me ka shokuar. Gati e shikoj si nje fiction shqiptar te paekranizuar qe na del cdo dite rendom perpara syve me tragjjizmin, fatalitetin, disfatizmin dhe komicitetin me te cilin e marrim jeten ne Shqiperi. Nje vajze 20 vjecare e martuar qe tradheton burrin qe ne muajt e pare te marteses, me nje burre te martuar me tre femije. Epsh I pashuar apo inat me boten qe e martoi pa dashuri. Nuk di te them me saktesi. As nuk dua te perpiqem te paragjykoj, justifikoj apo te mos i jap arsye qellimeve te saj fiziologjike te permbushura ne perceptimin tone si te jashtem ne kete histori. Ajo qe trondit ne gjithe kete histori eshte kafsha njerezore qe ka mbetur si nje paradigme mesjetare ne subkoshiencen e shqiptarit. Nje histori qe perseritet e perseritet e perseritet aq shpesh sa kohe pas kohe prodhon viktimat e saj te gjalla dhe te nendheshme. Nje lloj monstruoziteti I perbere nga zakone te pabesa te veshura me mish dhe gjak dhe nje lloj bese qe I rri si roje pabesise gati per ta vrare pas shpine sa here I shfaqet, per hir te nje kodi qe quhet nder, i krijuar po ashtu nga qenie te pandershme. Ne kete kendveshtrim do ta shikoja edhe ngjarjen e fundit, ku miksohen ne nje realitet fatalist, dyshimi, tradhetia, pabesia dhe pronesia patriarkale apo matriarkale mbi mallin qe quhet femer. Nje femer vetem 20 vjec grua qe kurrsesi nuk ka se si te jete e kenaqur nga nje burre qe kenaqesine e vetme ka dredhjen e zinxhirit ne kafene. Nje femer qe gjen hamshim te burri me i dale i fshatit, shoferi I furgonit ekuivailent me nje Hammer ne bllok. Nje burre i martuar qe bredh si Kazanova mullareve, ne kerkim te siseve dhe shaleve te bardha. Dhe nje hije dyshimi qe i ndjek nga pas hap pas hapi, qe kap mat motren e martuar me shoferin machoman me syrin futur te kashtorja ku luhet nderi i tij. Dhe ne fund akti final I tragedise qe perfundon gjithmone ne fatalitetin e gjalle dhe te nendheshem. Nje qysqi pas koke nga ato qe cajne drute, dashnorit te mullarit pa hene, dhe nje telenovele qe do ta shikojme aq shpesh me tituj te ndryshem ne kete vendin tone, qe prodhon kaq shume fatalitet mizor sa do ishte nje burim i mire skenaresh per cdo regjisor qe do te donte te shkruante filmin e tij te jetes….

