Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, refuzon të plotësojë formularin e OFL-së për justifikimin e pasurisë.
Mustafa Lici, këshilltar i PD në Bashkinë e Shkodrës është shprehur se djali i tij Ibrahim Lici nuk është subjekt i këtij ligji sepse nuk është dënuar asnjëherë, nga asnjë Gjykatë. Gjithashtu, Mustafa Lici ka thënë se djali i tij nuk ëhstë as në hetim nga Prokuroria.
Ky rast shënon edhe refuzimin e parë të një kërkesë të OFL.
“Unë Mustafa Lici, ju kthej përgjigje në emër të djalit tim, Ibrahim lici. Refuzon të ju përgjigjet pasi Ibrahim Lici nuk është subjekt u këtij ligji. I pa dënuar nga asnjë Gjykatë vendase ose e huaj. Nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjyqtar për ndonjë vepër penale, aktualisht as e huaj as vendase. Nuk është person nën hetim nga Prokuroria për asnjë vepër apo çështje penale”, shkruhet në dokument.
