Kryedemokrati Lulzim Basha është ftuar në emisionin “Aktualitet” me gazetarin Bejdo Malo.
Në fillim të intervistës, Basha ka nisur që të përveshë mëngët, duke buzëqeshur drejt kamerës. Veprimi i Bashës i ka rënë në sy edhe moderatorit, i cili i ka kuptuar dhe ‘hallin’ duke sqaruar edhe publikun.
“Po shoh që po përvishni mëngët zoti Basha, sa jeni kthyer nga terreni besoj?,”-tha Malo. Ndërsa kreu i PD-së, iu përgjigj thjesht: Po, po!.
