Nëna e vajzës që qyshohet se është ngacmuar seksualisht nga babai, ka folur sot për ngjarjen. Në një intervistë për Syri Tv, nëna e 18-vjeçares tha se babai i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale dhe gjithçka është e regjistruar dhe e kemi dorëzuar në polici.
“Më kërkoi vajza të shkonte te i ati. I thashë mirë, se unë kam një vit që jam larguar prej atij. Vajti atje, duke menduar se është te i ati. Të nesërmen në mëngjes, kur po shkoja për punë, më merr një shoqja e vajzës dhe më thotë që xhaxhi Rodolfi ka bërë këto veprime. Nuk e besoja. Kam ardhur në shtëpi, kam marrë vajzën, e kam çuar në polici. I sqaruam gjërat në polici.
U japim edhe regjistrimeve, se shyqyr zotit e kishte regjistruar, çfarë nuk i kishte thënë, edhe ta kishte grua nuk ishte shprehur ashtu. Konsumonte shpesh hashashin. Nuk kishte rrugëzgjidhje, më godiste, godiste edhe fëmijët. Kam një vit që jam larguar, por letra divorci nuk kam bërë se nuk kam letra. Nëse ai lirohet, ne do jemi të vdekur prej atij. Ose do e bëj vetë vrasjen, ose të më vrasë ose ta vras”, tha ajo.
37-vjeçari akuzohet se nga ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Ai është vënë në pranga, ndërsa mësohet se ka qenë 18-vjeçarja që ka denoncuar të atin. Ajo ka thënë në Polici se babai e ngacmonte dhe ka dorëzuar dhe një bisedë audio të kryer me të.
