Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie Hermes Nikajn i njohur si Zogu i Tiranës, i cili u lirua nga qelia ditën e djeshme. Prokuroria e akuzon atë për shfrytëzim prostitucioni dhe prostitucion.
Hermes Nikaj u vu në pranga nëmë 24 nëntor të vitit të kaluar pas një hetimi disa mujor ku përfshihen dhe përgjimet.
“Zogu i Tiranes” u akuzua se ishte i përfshirë në një rrjet të gjerë prostitucioni, duke vënë në shfrytëzim vajza të reja dhe meshkuj, nga të cilët ai merrte përqindjen e tij për çdo marrëdhënie seksuale që ata kryenin.
Nga përgjimet dolën dhe emra të personazheve të njohur publik, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.
