Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mori peng dy vëllezërit pesë vite më parë, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

13:06 / May 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
francesk vala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës bën të ditur se është vënë në pranga një 26-vjeçar i cili pesë vite më parë mori peng dy vëllezër. Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës, dhe i arrestuari dyshohet bashkë me 6 persona të tjerë për pengmarrjen.

Bëhet fjalë për Françesk Vala i cili është arrestuar në lagjen “Rus” teksa po lëvizte me një makinë tip Benz ML bashkë me M. Gështenja.
Françesk Vala është i akuzuar bashkë me 6 persona të tjerë për pengmarrjen e dy vëllzërve S.K dhe A.K ngjarje e ndodhur në vitin 2015 në Dukagjin. Shkak i kësaj pengmarrje dyshohet të jenë pazaret e drogës askohe. Njëri prej vëllezërve është liruar nga pengmarrja me idenë për të gjetur 10 mijë euro, ndërsa vëllai i tij është mbajtur 6 ditë peng në Dukagjin derisa ka ndërhyrë policia përmes një operacioni duke bërë të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e 3 prej autorëve të dyshuar.

Fillimisht policia arrestoi shtetasit Tom Shkrepa, Lekë Shkrepa dhe Kolë Dushku, ndërsa në kërkim që në 2015-ën janë Pëllumb Dushku dhe Pal Dushku bashkë me dy vëllezërit Lin Vala dhe Françesk Vala. Ky i fundit u arrestua bashkë me shtetasin M.Gështenja që dyshohet për dhënie ndihme të autorit të dyshuar pas kryerjes së krimit.

Dy vëllezërit janë rrëmbyer njëlloj si në filmat aksion. Teksa ndodheshin në qytetin e Shkodrës, pesë prej pengmarrësve u janë afruar dhe u kanë drejtuar armët. Në ato moment vëllezërit S.K dhe A.K nuk kanë mundur që të bëjnë asnjë lloj lëvizje sepse janë gjendur të rrethuar dhe me armët drejtuar nga ana e tyre. Duke mos patur zgjidhje tjetër u janë nënshtruar urdhrave të rrëmbyesve. Më pas ata janë dërguar në Pult të Shkodrës. Njëri prej vëllezërve është liruar me kusht që të gjejë paratë, plot 10 mijë eurot e kërkuara nga pengmarrësit ndërsa tjetri u mbajt për 6 ditë me radhë në një stan bagëtish atje.

Operacioni për lirimin e pengut u zhvillua në një terren të thyer malor dhe me dëborë, ku në momentin e lirimit të pengut, pengmarrësit kanë shkëmbyer zjarr dhe duke përfituar nga terreni i vështirë dhe kushtet e vështira klimaterike disa nga pengmarrësit kanë arritur të largohen, duke ju fshehur forcave të policisë, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën 15 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa. Arsyeja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër, të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët. Autorët u dyshuan për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit e kryer në bashkëpunim”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.