Me prishjen e Teatrit Kombëtar zhduket memoria e përbashkët kolektive është shprehur kreu i shtetit Ilir Meta në një dalje për mediat ku bëri të ditur se është depozituar padia e dytë në Kushtetuese që ka të bëjë me vendimin e qeverisë që i kalon në pronësi bashkisë së Tiranës godinën e Teatrit.
Meta tha se Kushtetuesja duhet ti shfuqizojë këto akte.
Sic ju kemi njoftuar edhe më parë sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit që I kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës Teatrin Kombëtar. Për fat të keq këshilli i ministrave që në pikën 1 shpreh vullnetin që bashkia të vijojë procedurën për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të godinave të reja. Shqiptarët rrezikojnë sot të humbasin një pasuri kombëtare, memoria jonë e përbashkët kolektive do të humbasë. Qëllimi i këtij vendimi është antikushtetues. Përmes togëfjalëshit ku citohet “ndërtimi i një godinë bashkëkohore” dhe se Bashkisë i ndalohet të ndryshojë qëllimin e ndërtimit, ne thelb edhe ky akt mbulohet nën argumentin e një vendimi rutinë që kalon nga pushteti qendror te ai vendor dhe përmban të njëjtin rrezik si edhe ligji special. Të dy këto akte shprehin prishjen e TK, shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese. Qëndrova në pritje të reagimeve, por këto dy autoritete reaguan publikisht se qëndrim është i qartë se nuk tërhiqen për shembjen e godinës së re.”, tha Meta.
Meta tha se nëse do të cenohet godina atëherë pasojat do të ishin të parikuperueshme. “Nëse do të cenohet, atëherë pasojat do të ishin të parikuperueshme do të thoshte të vendosnim pezullimin e çdo veprimtarie apo akt, pezullim që duhet të zgjasë derisa vendimi i Gjykatës Kushtetuese të marrë fuqi. Institucionet shtetërore duhet t’i përmbahen detyrimeve të sanksionuara në Kushtetutë”, vijoi Meta.
