Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar një person për shitje narkotikësh dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.
S.N ka kundërshtuar punonjësit për ta kontrolluar fizikisht. Atij iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërkohë që u precedua penalisht shoku i tij për moskallëzim të krimit.
NJOFTIMI I PLOTE
Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, goditën një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. N., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ka kundërshtuar forcat e Policisë për t’i ushtruar kontroll fizik. Këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi J. T., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
