Janë shtuar viktimat nga Covid-19 në Itali, krahasuar me ditët e fundit.
Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 262 pacientë të prekur me koronavirus.
Ndërkohë që vihet re një kurbë e qëndrueshme e të infektuarve.
Kështu, janë 992 raste të reja, shumica prej të cilëve me simptoma të lehta.
Edhe pse me ritme të ngadalta ku shpesh herë ekspertët shprehen kritikë për masat e hapjes, duket se situata po shkon drejt përmirësimit në shtetin fqinj.
Në disa sektorë të ekonomisë, ditët e fundit janë lehtësuar masat kundër COVID-19.
Ajo që u thuhet qytetarëve është që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur një fluks të dytë të të prekurve. Mbetet për t’u parë se si do jetë rezultati edhe në vendin tonë.
