Numri i të prekurve me koronavirus në Berat ka shkuar në 10, ku 5 raste të reja janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit sipas asaj që raporton News 24.
Të gjithë të infektuarit janë rastse kontakti, pasi janë familjarë të një punonjëse të bashkisë së Beratit e cila rezultoi pozitive një ditë më parë.
Ndërkohë, mes personave pozitivë të konfirmuar sot është edhe një infermiere e Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku sot pritet të kryhen rreth 60 testime në të gjithë stafin.
