Mjeku Skerdi Faria i ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’, tha se ka shumë kërkesa për ndërhyrje në vaginë, për të ndryshuar formën e saj dhe madhësinë.
Megjithatë sipas mjekut, këto ndërhyrje kryhen pothuajse në privatësi të plotë, duke qenë se vajzat nuk do të donin që të postoheshin në rrjetet sociale, njësoj siç mund të ndodh me ndërhyrjet në hundë apo në buzë.
“Në rastet kur nuk është perfekte, siç vijnë tek ne që edhe i zbukurojmë, se ka nga ato raste dhe forma e madhësi nga më të ndryshmet, vijnë edhe përmirësojnë rregullojnë përmes kirurgjisë, është operacion shumë i kërkuar si në botë si në Shqipëri, po po është i kërkuar, ne ruajmë privatësinë dhe bëhet me rigorozitetin më të madh. Nuk e nxjerr dot si hunda në Instagram se nuk jemi në atë nivel zhvillimi social”, tha ai.
