Nisur nga shtimi i rasteve në dy ditët e fundit, e sidomos në qytetin e Beratit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar se nëse gjërat do të vijojnë të rriten mund të bëjmë dhe hapa pas me lehtësimin e masave.
“Do jemi të detyruar të bëjmë hapa pas nëse vijon si ditët e fundit. kjo nuk është në interes të askujt prej nesh dhe në këtë rast rregullat janë në fuqi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për fazat e tjera të rihapjes, ndaj e keni ju në dorë nëse do vijojmë me planin e lehtësimit e masave apo do të na duhet të ngremë frenat e emergjencës”, tha ministrja Manastirliu.
