Përplasje mes mjekut Pëllumb Pipero dhe imazheristit Renato Osmënaj. Shkak është bërë një denoncim në polici për mjekun, i cili thotë se raportimi është bërë nga Pipero.
Mjeku imazherist Renato Osmënaj, njëherazi specialisti i Shëndetit që publikoi në mediat sociale, pamjet e skanerit që provojnë se COVID-19 ka hyrë në Shqipëri që në mesin e muajit Janar, ka bërë një denoncim të rëndë në rrjetet sociale.
Osmënaj akuzon mjekun infeksionist, Pëllumb Pipero se e ka denoncuar në Polici. Në disa postime të njëpasnjëshme, Osmënaj shkruan:
Por çfarë thotë për këtë akuzë mjeku Pëllumb Pipero? I kontaktuar nga Dosja.al, Pipero mohon akuzën dhe thotë se respekton mendimin ndryshe të çdo mjeku dhe kolegu.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2673303396329517&set=a.1385890855070784&type=3&theater
“Nuk kam bërë asnjë padi. Nuk i padis kolegët, respektoj çdo mendim, pro dhe kundër dhe jam pro debatit, vetëm në nivel profesional.”-thotë ai.
Përplasjet mes mjekut Osmënaj dhe drejtuesve të Komitetit Teknik kanë nisur që prej disa javësh. Mjeku publikoi pamjet e skanerit për pacientë me COVID-19, por KT i rrëzoi këto pretendime duke thënë se ato nuk janë tregues vetëm i COVID-19, por edhe i komplikacioneve të tjera pulmonare.

