KLP ka përfunduar fazën e verifikimeve për katër kandidatët që kanë aplikuar për tre pozicione si anëtar të SPAK, e të cilët do të intervistohen më 18 maj.
Kandidatët për Prokurorinë e Posaçme janë Dorina Bejko, Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara, të cilët do të dalin njëri pas tjetrit para anëtarëve të KLP.
Kujtojmë se Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kanë qenë më herët pjesë e kandidatëve që janë intervistuar për të qenë pjesë e SPAK, por nuk arritën të ishin në listën e 15 më të mirëve.
