Projekti “Drejtësi për të Gjithë” në Shqipëri ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Gjykatën e Lartë (GJL) për ngritjen e një ekipi Nëpunësish për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP), duke ofruar kështu mbështetje në drejtim të një pune më efikase për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, parandalimin dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura.
Parimi themelor i ngritjes së ekipit të NUNÇP është rritja e ritmit me të cilin trajtohen çështjet gjyqësore, për të mundësuar që këshilltarët ligjorë të përqendrohen më tepër te relacioni i çështjeve, sesa te detyrat administrative. Një përgatitje më efikase e çështjeve do të bëjë të mundur që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë ta rrisin numrin e çështjeve që ata përfundojnë/mbyllin çdo muaj.
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë një paketë të plotë aplikimi në adresën: [email protected] jo më vonë se afati përfundimtar: ora 17:00, e premte, datë 22 maj 2020.
Paketa e plotë e aplikimit do të përfshijë:
1. Një letër të shprehjes së interesit, ku të shpjegoni se si i plotësoni të gjitha kualifikimet minimale (lexojini ato më poshtë);
2. Një CV me informacion të përditësuar;
3. Emrat dhe detajet e kontaktit (pra, adresën elektronike dhe numrin e telefonit) të tri referencave tuaja profesionale më të fundit;
4. Një certifikatë aktuale, ku të tregohet se nuk keni qenë i/e dënuar më parë dhe se nuk keni çështje të hapura penale;
5. Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të thotë se nuk keni asnjë pjesëtar të familjes që punon në Gjykatën e Lartë ose në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nuk jeni palë në ndonjë çështje të depozituar në Gjykatën e Lartë, që nuk jeni avokat që përfaqëson ndonjë çështje në Gjykatën e Lartë dhe që nuk keni asnjë tjetër konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin tuaj në pozicionin e Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura.
Kandidatët e interesuar, të cilët kanë pyetje, mund t’i paraqesin ato vetëm në adresën: [email protected]. Përjashtohet mundësia që kandidatët të kontaktojnë Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë Gjyqësor ose Projektin “Drejtësi për të Gjithë” në ndonjë mënyrë tjetër.
Paketat jo të plota të aplikimit nuk do të merren në konsideratë.
Hollësitë për kandidatët e interesuar dhe kërkesat minimale gjenden në vijim:
Kohëzgjatja e kontratës fillestare të punësimit: Data e marrjes në punë deri më 28 shkurt 2021
Vendi i punës: Tiranë, Shqipëri
Orët e punës: 40 orë në javë, nga e hëna në të premte
Paga mujore bruto: 87,700 LEK
