Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Numri i lartë i dosjeve të prapambetura në Gjykata, finalizohet marrëveshja për punësimin e ‘juristëve’: Si të aplikoni, ja kushtet dhe paga e majme

19:33 / May 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DOSJE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti “Drejtësi për të Gjithë” në Shqipëri ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Gjykatën e Lartë (GJL) për ngritjen e një ekipi Nëpunësish për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP), duke ofruar kështu mbështetje në drejtim të një pune më efikase për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, parandalimin dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura.

Parimi themelor i ngritjes së ekipit të NUNÇP është rritja e ritmit me të cilin trajtohen çështjet gjyqësore, për të mundësuar që këshilltarët ligjorë të përqendrohen më tepër te relacioni i çështjeve, sesa te detyrat administrative. Një përgatitje më efikase e çështjeve do të bëjë të mundur që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë ta rrisin numrin e çështjeve që ata përfundojnë/mbyllin çdo muaj.

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë një paketë të plotë aplikimi në adresën: [email protected] jo më vonë se afati përfundimtar: ora 17:00, e premte, datë 22 maj 2020.

Paketa e plotë e aplikimit do të përfshijë:

1. Një letër të shprehjes së interesit, ku të shpjegoni se si i plotësoni të gjitha kualifikimet minimale (lexojini ato më poshtë);

2. Një CV me informacion të përditësuar;

3. Emrat dhe detajet e kontaktit (pra, adresën elektronike dhe numrin e telefonit) të tri referencave tuaja profesionale më të fundit;

4. Një certifikatë aktuale, ku të tregohet se nuk keni qenë i/e dënuar më parë dhe se nuk keni çështje të hapura penale;

5. Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të thotë se nuk keni asnjë pjesëtar të familjes që punon në Gjykatën e Lartë ose në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nuk jeni palë në ndonjë çështje të depozituar në Gjykatën e Lartë, që nuk jeni avokat që përfaqëson ndonjë çështje në Gjykatën e Lartë dhe që nuk keni asnjë tjetër konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin tuaj në pozicionin e Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura.

Kandidatët e interesuar, të cilët kanë pyetje, mund t’i paraqesin ato vetëm në adresën: [email protected]. Përjashtohet mundësia që kandidatët të kontaktojnë Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë Gjyqësor ose Projektin “Drejtësi për të Gjithë” në ndonjë mënyrë tjetër.

Paketat jo të plota të aplikimit nuk do të merren në konsideratë.

Hollësitë për kandidatët e interesuar dhe kërkesat minimale gjenden në vijim:

Kohëzgjatja e kontratës fillestare të punësimit:       Data e marrjes në punë deri më 28 shkurt 2021

Vendi i punës:     Tiranë, Shqipëri

Orët e punës:      40 orë në javë, nga e hëna në të premte

Paga mujore bruto:    87,700 LEK

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.