Pas rastit pozitiv me koronavirus të infermieres së kirurgjisë në Berat dhe punonjëses së bashkisë u kryen 90 testime të stafit mjekësor dhe familjarëve të të dy rasteve. Një lajm i mirë vjen këtë të shtunë, ku raportohet se të gjithë kanë dalë negative.
Të gjitha testet e kryera rezultuan negativë. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, rezultatet e sotme janë inkurajuese për mbylljen e qarkut të infektimeve në këtë qytet dhe mospërhapjen e mëtejshme të rasteve të reja. Berati mbetet në kuotat e10 rasteve të prekur me Covid-19, të gjithë të regjistruar vetëm këtë javë raporton Balkanweb
