Në një lidhje direkte me News 24 drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli është shprehur se teatri do të jetë veçmas nga kullat, teksa ka shpërthyer ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe atyre që janë kundër prishjes së godinës. 8ui thote se teatri i vjetër e ka humbur identitetin e tij.
Si e shihni protestën e një grupi artistëve?!
Në radhë të parë unë po e nis me një thirrje të vogël për një shfaqje që
kemi në livestream në darkë. Pasi teatri i vërtetë vazhdon. Kjo pjesa e
problematikës është në plan të dytë. Në ciklin e ‘The show must go on”
kemi një tjetër shfaqje. Historia e teatrit është futur në axhenda
politike. Kjo ishte letra e hapur e artistëve shqiptarë që thonë; mjaft
tani, duam një teatër të ri. Argumentuat janë shterues. Tashmë kemi
vetëm një patologji, një anarshi të një grupimi me njerëz që duan të
stopojnë të ardhmen. Kjo është e pamundur që të ndodhi. Çdolloj
argumenti tjetër, është sqaruar.
S’do të ndërtohen kulla aty?
Jo Ola nuk më kuptove. S’di ta them unë do këtë apo jo kulla. Firma ‘Fusha’ do të ndërtonte teatrin. Tashmë teatri kombëtar do të ndërtohet më vete, në 500 metra katror. Projekti i teatrit kombëtar është ai që unë dhe zoti Altin Basha e kemi parë. Pasi kemi qenë në komisionin e ndërmjetëm. Kemi qenë të dy. Ne e kemi çuar projektin në atë pikë. Kërkesa jonë ndaj firmës Fusha ishte kaq e lartë, që të arrinim parametrat. Saqë firma Fusha u tërhoq. Ne e kemi bërë komplet strukturën e asaj që ndodhi më pas, bashkë me arkitektët e firmës. Teatri do të ndërtohet i shkëputur nga kullat.
Nga ana tjetër qëndresa e atij grupimi artistësh, do të
vazhdojë të protestojë. Këta njerëz nuk janë në njohje të projektit që
po na flisni?
Ata kanë kaluar në një lloj patologjie. Nuk dëgjojnë më. Ata duhan të
bëhen ndofta sa më interesant kur të ndërrohen kahet politik. Kjo
histori ka kaluar në një përçartje. Ka sharje, ofendime. Pra sipas tyre;
‘Kush mendon ndrydhe është armik’. Jemi në një situatë ku ai grupim
atje, ku njoh vetëm 3-4, pasi pjesa tjetër s’kanë qenë kurrë në teatër
duna me kokëfortësi që të bëhet; ‘Kështu si them unë’. Por kështu nuk
funksionon! Dhe atëherë po shkoj dhe unë me disa kolegë me disa hunj e
po themi; ‘kjo është tokë e xanun’.
Ai grup artistësh që proteston flet për një lojë që po bëhet me teatrin…
Është krejt e kundërta. Unë kam folur me njerëz këto ditë, që i vjen
ndot nga e gjithë kjo që po ndodh. Janë njerëz që flasin përçarët.
Njerëz që flasin me gjak. Çfarë gjaku or gomar?! Çfarë lloj manipulimi
mund të ketë Robert Ndrenika apo Viktor Zhusti?! Eni Jani, një aktore që
e njihni, sapo deklaroi se kanë marrë një listë që ka qenë e dy viteve
më parë, që ka qenë për sindikatës, dhe që e kanë nxjerrë si aktorët
pro prishjes. Ato që bëjnë vet, përpiqen që t’ua hedhin të tjerëve. Ai
që ulëret dhe flet përçarët a është pjesë e teatrit? Kur i ka hyrë
ndonjë gjemb në këmbë?!
Ç’mund të na thoni në lidhje me reagimine Europa Nostra??
Europa Nostra nuk e ka parë godinën nga brenda. Ai nga brenda e ka
humbur identitetin e tij kulturor Ai është transformuar në vite në vite.
Ai është ndërtuar për kinema, jo teatër. Është zgjatur skena, është
bërë oxhaku, janë bërë depot. Ka pësuar transformime të jashtëzakonshme
që e kanë humbur identitetin. Edhe vet salla e teatrit Eksperimental e
ka humbur identitetin. Ky është një teatër që nuk ka ambiente. Unë nuk
besoj se unë, zoti Basha, dhe ata të tjerët që kanë firmosur, që jemi
kaq kriminela, që këtë punë po e bëjmë vetëm se kemi ndonjë interes.
(BalkanWeb)
