Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KLSH letër Veliajt: Pezulloni veprimet sa të vendosë Gjykata Kushtetuese

12:36 / May 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klsh veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për procesin e tenderimit të Teatrit Kombëtar, dhe në përfundim të këtij hetimi 5 ditor, me kërkesë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i ka dërguar një shkresë kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesë nga letra e KLSH drejtuar Bashkisë:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e presidentit të Republikës për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike dhe mbi këtë bazë u ka kërkuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës të japin argumetet mbi hartimin dhe miratimin e këtij ligji special.

KLSH përpiqet që të ruajë dhe të parandalojë kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të Tiranës nga veprimet dhe vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe mungesës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që mund të sjellë pasoja të rënda financiare dhe sociale.

Për sa më lart, Kontrolli i Lartë i Shtetit, bazuar në Ligjin nr.154/2014 dhe Standardet Profesionale të Auditimit, për të vlerësuar rregullshmërinë e këtij procesi dhe shqyrtimin e vendim-marrjes mbi respektimin e dispozitave ligjore dhe nëligjore në fuqi nga titullarët dhe organet e zgjedhura apo të emëruara, do të rishikojë planin vjetor, të auditimeve për të fshirë kryerjen e këtij auditimi me përfundimin e disa angazhimeve audituese të ndërmarra kohët e fundit në Bashkinë e Tiranës.

Pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve dhe institucioneve që do të burojnë nga vendim-marrjet e padrejta, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese të shprehet se do t’i konsiderojë të kundërligjshme dhe të gabuara, do të trajtohen nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit si dëm me pasoja të rënda për interesat ekonomike të shtetit dhe do të kërkohet dëmshpërblimi përkatës.

  • auditimi
  • 2 20
  • 3 13
  • 4 5

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.