Binjakët-Lulzim Basha
Kjo e diel do ju gjejë mjaft të lodhur. Në dashuri gjërat do të përmirësohen gjatë pasdites, ndonëse ndjesia e nervozizmit do të mbetet. Në punë, mund të ketë zhvillime premtuese në vijim.
Gaforrja-Edi Rama
Në dashuri dita do të jetë nën ritmin e duhur, sidomos pasdite. Në punë, do keni mundësi që të rinisni, por nuk do të jetë e lehtë dhe do të keni nevojë për më shumë kohë.
Dashi-Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një ditë interesante. Në familje dikush do ju kërkojë diçka. Angazhimet profesionale do të ecin ngadalë, ndaj bëni durim.
Peshorja-Sali Berisha
Do të ndiheni mjaft të tensionuar gjatë gjithë ditës, ndaj bëni mirë që të shmangni stresin dhe të mundoheni që të ruani qetësinë. Kujdes duhet treguar në dashuri, pasi Hënën do e keni kundër. Në punë, do të keni mundësi që të mendoni për të ardhmen dhe projekte të reja.
Shigjetari-Erion Veliaj
Energjia do të vijë në rritje me kalimin e orëve, pavarësisht se mëngjesi do të jetë nën ritmin e duhur. Mundohuni që të mos stresoheni, pasi në të kundërt mund të përballeni pa dëshirën tuaj me probleme. Kohëve të fundit keni qenë shumë të shqetësuar. / tirananews.al
