Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Më nxirrni nga burgu, të gjej kurë për koronavirusin”/ Refuzohet kërkesa e shqiptarit më të urryer në SHBA

14:30 / May 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Martin Shkreli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Martin Shkrelit i është refuzuar kërkesa për lirim të parakohshëm nga burgu, në mënyrë që të siguronte një medikament kundër COVID-19.

37-vjeçari pretendon se mundet të krijojë një medikament kundër koronavirusit. Shkreli kishte kërkuar një lirim tremujor gjatë muajit prill, për të mbledhur një ekip, me të cilin do luftonte pandeminë, që deri më tani ka infektuar 4.64 milionë njerëz në mbarë botën.

“Gjykata nuk konstaton se lëshimi i z. Shkreli do të mbrojë publikun edhe pse ai kërkon të shfrytëzojë përvojën e tij me farmaceutikë, për të ndihmuar në zhvillimin e një medikamenti për COVID-19, të cilin do ta sigurojë pa ndonjë kosto”, thuhet në raportin gjyqësor.

I njohur si “Djaloshi i farmacive”,  ai u dënua në marsin e vitit 2018 me burgim, pasi u gjet fajtor për mashtrim të letrave me vlerë, gënjeshtra ndaj investitorëve në fonde mbrojtëse dhe manipulimin e aksioneve në Retrophin Inc., një kompani bioteknike që ai e themeloi vetë.

“Nuk jam i befasuar, por shumë i zhgënjyer. Klientit tim famëkeq, nuk i lejohet të pushojë e as të kontribuojë kur i duhet vendit më së shumti”, tha avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman.

Si njeriu apo shqiptari më i urryer në botë, Shkreli më së shumti njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it me 5,000 përqind, por dënimi i tij nuk lidhet vetëm me këtë veprim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.