Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arilena zbulon profilin e trefishtë të vetes

11:06 / May 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arilena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse festivali i madh europian i këngës u anulua për shkak të pandemisë, të gjithë këngëtarët pjesëmarrës promovuan këngët e tyre online, madje edhe prezantuan vendet përmes videoklipeve virtualisht.

Angazhimi ka qenë maksimal edhe nga këngëtarja shqiptare Arilena Ara. Prej muajsh tashmë, këngëtarja shkodrane ka punuar në studion muzikore në Amerikë për të realizuar versionin anglisht të “Fall from the sky”. “Shaj”, siç e ka thënë edhe vetë artistja, ka lindur në fillim në anglisht dhe pastaj është përkthyer në shqip. Arilena e dashuroi që me dëgjimin e parë dhe e prezantoi po me të njëjtën dashuri edhe në Festivalin e RTSH-së.

Sot, në një intervistë ekskluzive për Eurovizionin, Arilena tregon edhe pak nga rrugëtimi i gjatë i kësaj kënge, të cilën ajo e ka bërë të shpirtit tashmë. Siç tha ajo për Eurovizionin, klipi ia ndryshon edhe profilin “e brishtë” artistes: “Këtu është një Arilena e trefishtë. Nga ajo e pafajshmja, tek e çmendura”, – thotë këngëtarja duke theksuar se kjo pjesëmarrje në Eurosong, edhe në këto kushte, e ka lumturuar shumë, sepse Eurovizioni mbetet gjithmonë një event që njeh popujt, socializon artistët, por edhe këmben kulturat e popujve europianë.

Vetëm pak ditë më parë, Arilena dha një koncert recital në sheshin “Nënë Tereza” në mbështetje të të gjithë fansave të saj, si edhe në solidaritet të plotë me gjendjen aktuale. Natyrisht, nuk ishte njëlloj për një artiste si Arilena që gjithmon komunikon me publikun, të komunikonte me heshtjen, megjithatë “Sounds of silence” ishte një zë më shumë në emër të artit që bashkon kombet.

https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/videos/613925069211193/?t=36&v=613925069211193

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.