Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet takimi i presidenti Meta me ambasadorët: Provokimet dhe acarimi i klimës politike s’i shërbejnë integrimit

16:58 / May 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
META 20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen detaje nga takimi qe Presidenti i Republikës,Ilir Meta zhvilloi sot me Ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit, të akredituar në Tiranë.

Presidenti Meta dhe Ambasadorët e Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë vlerësuan marrëdhëniet politike dhe bashkëpunimin miqësor dypalësh, si dhe shkëmbyen mendime rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit edhe ndërmjet rajoneve V4-Ballkani Perëndimor.

Gjatë takimit u ndanë informacione për situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend. Presidenti i Republikës dhe Ambasadorët theksuan nevojën për një hapje graduale dhe të kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, por edhe vijimit të trendit pozitiv të viteve të fundit të fluksit të turistëve nga këto vende drejt Shqipërisë.

Presidenti Meta falenderoi për asistencën që këto vende kanë premtuar dhe dhënë vendit tonë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu përkrahjen dhe vendosmërinë e vendeve të Vishegradit në drejtim të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë.

Duke shprehur mirënjohjen për vendimin e Këshillit Evropian të 26 marsit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe rikonfirmimin e perspektivës evropiane për vendet tona nga Samiti i fundit i Zagrebit, Presidenti Meta theksoi se, Shqipëria duhet të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjithë kushteve që Këshilli ka përcaktuar për vendin tonë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët edhe me zhvillimet më të fundit politike në vend, duke shprehur shqetësimin se provokimet dhe acarimi i klimës politike nuk i shërbejnë avancimit të përspektivës evropiane të vendit.

Ilir Meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.