Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të ketë tashmë katër zëvendës/ministra. Sot u emërua zv.ministër i Jashtëm Sokol Dedja. Ky i fundit më herët ka qenë drejtor për BE-në në këtë ministri.
Edhe pse Gent Cakaj mori kompentencat e ministrit që i kaloi Rama, gjithësesi emërimi i tij mbetet si zëvendës. E për rrjedhojë tashmë MEPJ është ministria me 4 zv.ministra, por asnjë ministër me kompetencë të plotë.
